Çfarë duhet të dini mbi koronën (Albanisch)

Me sjelljen vetjake, çdo individ mund të ndihmojë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi, sidomos personat me rrezikshmëri më të lartë, siç janë të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të mëparshme. Politikëbërësit kanë marrë masa për të frenuar përhapjen e virusit, për të parandaluar mbingarkesën e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe për të zbutur pasojat ekonomike të pandemisë. Qeveria Federale ofron informacion mbi gjendjen aktuale të koronavirusit në kanale të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme. Këtu gjeni përmbledhjen e informacionit më të rëndësishëm.

Këshilla për shëndetin dhe sjelljen

Vazhdon të jetë në fuqi: Mbajini kontaktet me njerëzit e tjerë mundësisht të vogla dhe kufizohuni në një rreth personash, i cili mbetet i njëjtë. Kur njerëzit mblidhen së bashku në një hapësirë të mbyllur, duhet të mbani një maskë . 

Detyrimi i maskave zbatohet në shtëpitë e kujdesit shëndetësor, spitalet dhe objektet e tjera të kujdesit shëndetësor, të tilla si klinikat mjekësore, në akomodime të caktuara komunale dhe në transportin publik. Gjithashtu, duhet të mbani maskë edhe në transportin ajror dhe të udhëtarëve në distanca të gjata.

Testimi i detyrueshëm zbatohet gjithashtu, krahas detyrimit të maskave në spitale, shtëpitë e kujdesit shëndetësor dhe objekte të ngjashme.

Masat e mëtejshme mbrojtëse mund të përcaktohen nga vetë landet, si për shembull:

  • Testimi i detyrueshëm në shkolla dhe qendrat ditore të kujdesit të fëmijëve 
  • Maskat e detyrueshme në shkolla nga viti i pestë shkollor.
  • Maskat e detyrueshme në transportin publik
  • Maskat e detyrueshme në ambientet e brendshme të hapura për publikun (gastronomi, aktivitete të kohës së lirë, kulturore dhe sportive)
  • Kufizimi i numrit të pjesëmarrësve për organizimet në ambientet e brendshme të hapura për publikun

Sigurohuni që të respektoni rregullat e zbatueshme në landin tuaj federal.

Më poshtë, për shembull, kanë të drejtë për teste falas të koronës:

  • Fëmijët nën 5 vjeç.
  • Njerëzit që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore.
  • Kush dëshiron t'i japë fund karantinës ("Testi i lirë").
  • Kush jeton me njerëz të infektuar në mënyrë të verifikueshme. 
  • Kush kujdeset për të tjerët ose viziton apo trajton njerëzit në strukturat e kujdesit dhe spitalit.
  • Personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.

Me 3 euro, mund të bëjnë një test të gjithë ata që vizitojnë njerëzit mbi 60 vjeç, që marrin pjesë në ngjarje të brendshme ose ata të cilëve aplikacioni paralajmërues i Koronës tregon një pllakë të kuqe.

Përdorni edhe ju si miliona njerëz në Gjermani App paralajmërues i Coronas të qeverisë federale. Sa më shumë persona të përfshihen aq në mënyrë efektive mund të na mbrojë neve App.

Kthimi në jetën e përditshme - App paralajmërues i Coronas për Gjermaninë
(Burimi: E Ngarkuara e Qeverisë Federale për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin)

Këshilla për personat jo të sëmurë, të cilat pas koordinimit me zyrën e shëndetit publik gjenden në karantinë
(Burimi: Instituti Robert Koch)

Izolimi në banesë në rastin kur jeni i konfirmuar si i sëmurë me COVID-19: Fletëpalosje për pacientët dhe familjarët
(Burimi: Instituti Robert Koch)

10 këshillat më të rëndësishme të higjienës
(burimi: Qendra federale për edukimin shëndetësor)

Vaksina mbrojtëse kundër Coronas

Me një vaksinë mbrojtëse kundër Coronas, ju ndihmoni që të mbroni veten tuaj, familjen tuaj dhe më të dobëtit. Të drejtën për tu vaksinuar e kanë të gjithë të cilët kanë vendbanimin e tyre të përhershëm ose vendbanimin e tyre normal në Gjermani ose që punojnë në institucione të caktuara të kujdesit shëndetësor në Gjermani, por që nuk banojnë këtu.

Vaksina përforcuese: Komisioni i përhershëm i vaksinimit (STIKO) këshillon parimisht për të gjithë personat mbi 12 vjeç një vaksinë rifreskuese. Vaksina rifreskuese duhet që të kryhet normalisht në një distancë kohore prej rreth 3 muajsh nga vaksina e dytë.

Vaksinimi përforcues është veçanërisht i dobishëm për:

  • të moshuarit
  • për personat me sëmundje të mëparshme
  • të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes
  • personat që janë vaksinuar me një vaksinë vektoriale (p.sh. Astra Zeneca ose Johnson & Johnson)
  • personat që kanë shumë kontakte me njerëz veçanërisht të cenueshëm ose infektivë (p.sh. kujdestarët)

STIKO rekomandon gjithashtu një vaksinim të mëtejshëm përforcues për njerëzit mbi moshën 60 vjeç dhe ata në rrezik të shtuar për infektime të rënda me COVID-19, për shkak të një sëmundjeje ekzistuese.

Vaksina është me dëshirë dhe kryhet falas në qendrat e vaksinimit ose te klinikat mjekësore. Në linjën telefonike 116 117 informoheni se kur dhe ku mund të vaksinoheni. 

Nëse jeni vaksinuar, vaksina juaj Corona mund të dokumentohet në mënyrë digjitale. Certifikata elektronike mund të gjenerohet në klinikën mjekësore, farmaci ose në një qendër vaksinimi. Pas futjes ose marrjes përsipër të të dhënave gjenerohet një kod QR. Të vaksinuarit mund ta skanojnë atë pastaj ose me CovPass-App ose me App paralajmërues Corona dhe të vërtetojnë në këtë mënyrë me kod QR statusin e tyre të vaksinimit.

Vaksinat janë vlerësuar tërësisht për tolerancën, sigurinë dhe efikasitetin. 

Informacione mbi vaksinat mRNA
(Burimi: Robert Koch Institut)

Informacione mbi vaksinat vektor
(Burimi: Robert Koch Institut)

Informacion mbi vaksinat me bazë proteinike 
(Burimi: Robert Koch Institut)

Puna dhe paratë

Punëdhënësit duhet të kujdesen që kontaktet midis punonjëseve dhe punonjësve të reduktohen në minimumin e nevojshëm. Në aspektin higjienik, në kompani duhet të përcaktohen dhe të zbatohen masa për mbrojtjen nga infeksionet. Nëse kërkohet mbajtja e maskave mbrojtëse, ato duhet të sigurohen nga punëdhënësi. Punëdhënësit duhet të kontrollojnë nëse të gjithë punonjësve që nuk punojnë vetëm nga shtëpia, u ofrohen teste të koronës.

Edhe gjatë pandemisë së Coronas është në fuqi mbrojtja kundrejt largimit nga puna. Ministria Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale ju informon në shumë gjuhë mbi çështjet që kanë të bëjnë me kodin e punës.

Informacioni mbi ndihmën ekonomike në pandeminë e koronavirusit gjendet pranë  Ministrië Federale për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës.

Udhëtimet brenda dhe jashtë vendit

Në përgjithësi vlen: Shtete të veçanta, edhe brenda BE-së mund të vazhdojnë të kufizojnë udhëtimet ose të parashikojnë karantinë në rast se udhëtoni atje. Ju lutemi informohuni para udhëtimit tuaj mbi kufizimet aktuale të udhëtimit dhe kontrollet kufitare pranë Ministria e Jashtme dhe pranë Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme.

Të gjithë personat, të cilët vijnë në Gjermani nga një zonë me rrezik të lartë ose me variante të virusit, duhet që para udhëtimit të plotësojnë një  regjistrim hyrje digjital.

Se cilat vende janë këto e gjeni çdo ditë të aktualizuar në I nstitutit Robert Koch.

Para udhëtimit: Para çdo udhëtimi nga një vend tjetër duhet të keni një vërtetim vaksinimi, testi ose shërimi. (Testi mund të jetë test PCR ose antigjen.) Detyrimi i vërtetimit vlen për të gjithë personat që kanë mbushur 12 vjeç e lart.

Si provë për shërbimin vlen një test laboratorik (PCR, PoC-PCR) i cili është kryer para të paktën 28 ditëve ose maksimumi 3 muajsh. Vaksinimi i plotë duhet që të ketë ndodhur të paktën para 14 ditëve.

Pas udhëtimit të kthimit: Parimisht, të gjithë personat janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë në shtëpi për 14 ditë, nëse udhëtimi bëhet nga një zonë me variante të virusit. Në rastin e udhëtimit të kthimit nga një zonë me rrezik të lartë të gjithë personat që nuk janë vaksinuar kundër virusit ose nuk janë shëruar nga një sëmundje me Corona duhet të futen në karantinë për dhjetë ditë. Kjo karantinë mund të ndërpritet me një test tjetër që nga dita e 5-të. Fëmijët nën moshën 6 vjeçare përjashtohen nga detyrimi i karantinës. Fëmijët nën moshën 12 vjeçare mund të përfundojnë karantinën me një test menjëherë pas kthimit.

Të gjitha informacionet mbi udhëtimin i gjeni në Ministria Federale e Shëndetësisë.

Mbrojtja kundrejt dhunës

Një situatë e jashtëzakonshme për të gjithë familjen - Nxitje për pengimin e dhunës në familje për shkak të kufizimeve të kontakteve gjatë kohës së Coronas PDF, 501 KB, barrierefrei
(Burimi: E Ngarkuara e Qeverisë Federale për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin dhe Ethno-Medizinisches Zentrum e.V.)

Telefoni falas i ndihmës (08000 116 016), këshillim në chat dhe me Email në rastin e dhunës në familje
(Burimi: Zyra federale për familjen dhe detyrat civile-shoqërore)