Integrationsbeauftragte

Information

Këshilla për shëndetin dhe sjelljen

Të gjithë mund të ndihmojnë për ta luftuar koronavirus. Mbani sa më pak kontakte me njerëz të tjerë dhe kufizohuni në një rreth personash që nuk ndryshon. E rëndësishme mbetet: ruani të paktën 1,5 metra distancë kundrejt njerëzve të tjerë, lani duart, mbani një mbulesë për gojën dhe hundën. 
Përdorni edhe ju si miliona njerëz në Gjermani App paralajmërues të koronas të qeverisë federale. Sa më shumë njerëz përfshihen, aq më në mënyrë efektive mund të na mbrojë App.

Këshillat për shëndetin dhe sjelljen në gjuhë të ndryshme i gjeni te Ministria Federale e Shëndetësisë.

Kthimi në jetën e përditshme me App paralajmërues për coronan në Gjermani
(Personi përgjegjës i Qeverisë Federale për Emigracionin, Refugjatët dhe Integrimin)

Infektimi me virusin e koronës dhe karantina në shtëpi
(Robert Koch Institut)

Vetë-izolimi në shtëpi me COVID-19 të konfirmuar
(Robert Koch Institut)

Jeta publike

Në transportin publik në qytet dhe gjatë kryerjes së blerjeve është në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskës. Dyqanet dhe restorantet duhet të respektojnë rregullat e ruajtjes së distancës dhe të higjienës. Të gjitha eventet e mëdha janë të ndaluara parimisht deri me 31 Dhjetor 2020. Kopshtet e fëmijëve kanë rifilluar aktivitetin e tyre normal në shumë lande federale, edhe shkollat. Për këtë gjë, landet federale do të rregullojnë detajet.

Çfarë duhet të dini mbi koronën?
(Personi përgjegjës i Qeverisë Federale për Emigracionin, Refugjatët dhe Integrimin)

Puna dhe paratë

Edhe gjatë pandemisë së koronas është në fuqi mbrojtja kundrejt largimit nga puna. Nëse punëdhënësi juaj ka urdhëruar punën me orar të shkurtuar, atëherë deri në 24 muaj ju mund të përfitoni pagesën për punën me orar të shkurtuar. Mund të jetë deri në 87 % të pagës tuaj të munguar. Ministria Federale e Punës dhe e Çështjeve Sociale ju informon në disa gjuhë mbi çështjet që kanë të bëjnë me kodin e punës. Për familjet ka mbështetje financiare: shtesën e emergjencës për fëmijët, një bonus unik për fëmijën prej 300 Eurosh për çdo fëmijë. Më shumë informacione gjeni pranë Ministrisë Federale për Familjen. Mbështetje ka edhe për ndërmarrjet, pa pasur rëndësi se sa të mëdha janë ato. Ekzistojnë kredi, shtesa ose lehtësime në taksa. Të gjitha informacionet në lidhje me këtë gjë i gjeni pranë Ministrisë Federale për Ekonominë dhe Energjinë

Studentët, të cilët aktualisht gjenden në vështirësi financiare, mund të aplikojnë për një grant pranë shoqatës së studentëve. Granti është deri në 500 Euro për përkatësisht tre muaj. Përveç kësaj ekziston edhe kredia e studimeve e KfW, tani edhe për studentët e huaj.

Udhëtimet brenda dhe jashtë vendit

Në përgjithësi vlen: Udhëtimet që nuk janë të domosdoshme nuk duhen kryer. Disa shtetet, edhe brenda BE-së, mund të kufizojnë ende udhëtimet ose të parashikojnë karantinë kur futeni në këto shtete. Ju lutemi informohuni me patjetër para udhëtimit tuaj mbi kufizimet aktuale të udhëtimit dhe mbi kontrollet në kufi pranë Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme.

Për të gjithë ato, të cilët udhëtojnë për në Gjermani nga një zonë rreziku vlen: Ju duhet të qëndroni  në shtëpi (karantinë), nuk lejoheni të prisni vizita dhe duhet të regjistroheni menjëherë pranë zyrës vendore të shëndetit publik!

Në rast mosrespektimi të karantinës së detyruar, ju do të gjobiteni. Vazhdimi i pagesës së pagës ose dëmshpërblimi gjatë karantinës së detyrueshme është parimisht i mundur, por nëse para pushimeve tuaja, destinacioni i udhëtimit ka qenë identifikuar si zonë rreziku, kjo e drejtë bie poshtë.

Me një test negativ Corona ju mund ta përfundoni karantinën, por duke filluar nga tetori 2020, me një test i cili mund të bëhet pas ditës së pestë të udhëtimit. 
Se ku mund të testoheni, e merrni vesh në numrin e telefonit 116 117.
Se cilat vende përfshihen te zonat e rrezikut, e gjeni të aktualizuar çdo ditë pranë institutit Robert Koch.

Një situatë e jashtëzakonshme për të gjithë familjen - Sugjerime për parandalimin e dhunës në familje, shkaktuar nga kufizimet e kontaktit gjatë periudhës korona
(Quelle: Die Beauftragte der Bundesregierung für Migration, Flüchtlinge und Integration und Ethno-Medizinisches Zentrum e.V.)

Telefoni ndihmë dhuna ndaj grave