Integrationsbeauftragte

Vendim i Qeverisë Federale dhe i Landeve: Kufizimet e kontakteve do të zgjaten

Me 15 Prill Qeveria Federale dhe Landet Federale kanë rënë dakord mbi ecurinë e mëtejshme për kontrollin e Koronavirus-it. Kufizimet e kontakteve që janë në fuqi prej Marsit do të zgjaten në përgjithësi deri me 3 Maj 2020, por ka edhe rregulla dhe udhëzime të reja

•    Dyqanet me sipërfaqe shitje deri në 800 metër katror si dhe – pavarësisht nga sipërfaqja e shitjes – tregtarët e makinave, tregtarët e biçikletave dhe libraritë lejohen që të rihapen. Por ato duhet të zbatojnë detyrimet për ruajtjen e higjienës dhe për mënjanimin e radhës së pritjes.  


•    Shkolla do të fillojë gradualisht duhet filluar nga data 4 Maj - si fillim me prioritet janë klasat përmbyllëse si dhe klasa e fundit e shkollës fillore.  Provimet dhe përgatitjet për provime të klasave përmbyllëse të këtij viti shkollor do të zhvillohen përsëri. Deri me 29 Prill duhet që Konferenca e Ministrave të Arsimit të paraqesë një koncept, se si do të rifillojë përsëri kudo mësimi.


•    Kujdesi i emergjencës për fëmijët do të vazhdojë dhe do të zgjerohet edhe për grupe të tjera profesionale dhe ato që kanë nevojë.


•    Berberët mund ta fillojnë përsëri punën duke filluar nga 4 Maji, nëse ato marrin masa të mjaftueshme për mbrojtjen e punonjësve dhe klientëve.


•    Grumbullimi në kisha, xhami ose sinagoga si dhe festat fetare do të vazhdojnë të jenë të ndaluara. 


•    Eventet e mëdha do të ndalohen të paktën deri me 31 Gusht 2020.


•    Të gjithë qytetareve dhe qytetarëve i këshillohet përdorimi i maskave ditore sidomos në transportin publik ose kur kryejnë blerje.

Në kohën e duhur, para datës 4 Maj, Kancelarja Federale dhe Landet Federale do të vlerësojnë përsëri zhvillimin dhe do të vendosin mbi masa të reja.  Ju lutemi vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe hiqni dorë nga udhëtimet dhe vizitat private. 
 

Montag, 20. April 2020