Integrationsbeauftragte

Coronavirus

Kthimi në jetën e përditshme me App paralajmërues për coronan në Gjermani

Ka qenë dikush me coronavirus në afërsinë tuaj? Në supermarket, në autobus ose në kafen e rrugës? Këtë gjë juve jua tregon App i ri paralajmërues i coronas. Sa më shumë njerëz të marrin pjesë dhe ta instalojnë App, aq më në mënyrë efektive na mbron ai neve. Në këtë mënyrë ne mund të ndërpresim zinxhirët e infeksionit dhe të mbrojmë njerëzit nga infektimi. Këtu mund të shkoni te Donwload i App në gjuhën angleze: https://www.bundesregierung.de/breg-de/themen/corona-warn-app/corona-warn-app-englisch 

Çështjet më të rëndësishme mbi App paralajmërues të coronas: 

Përse na nevojitet një App?
App ndihmon për të penguar përhapjen e coronavirus. Ai dallon smartphonët e tjerë në afërsinë tuaj, te të cilët edhe tek ato është instaluar App. App do ju informojë juve, nëse keni pasur kontakt me një person të testuar pozitiv me corona, i cili edhe ai e ka instaluar App. Pas kësaj ju mund të reagoni shpejt dhe të pengoni, që virusi të përhapet më tej pa dashje. Qeveria Federale e mbështet këtë App, pasi ai i shërben mbrojtjes së shëndetit të komunitetit. Të dhënat tuaja janë të kriptuara. Askush nuk mund të nxjerrë përfundime mbi ju ose vendndodhjen tuaj.

Si funksionon App?
App përdor teknologjinë Blutooth, për të matur distancën dhe kohëzgjatjen e takimit ndërmjet dy personave, të cilët të dy e kanë instaluar App. Pajisjet shkëmbejnë kode të rastësishëm me njëri-tjetrin. Nëse personat të cilët përdorin App do të testohen pozitiv me corona, ato mund të informojnë në mënyrë vullnetare përdoruesit e tjerë. Më pas kodet e rastësishme të personit të infektuar i vendosen në dispozicion të gjithë personave, të cilët edhe ato e përdorin App. 

Kur më paralajmëron App? 
Ju merrni menjëherë një paralajmërim, nëse i afroheni më shumë se dy metra një personi të testuar pozitiv me corona. Përndryshe mbrojtja e të dhënave personale nuk do të ishte e sigurt. Smartphoni juaj nuk ka informacione se kush është i infektuar. Ai di vetëm që ka qenë në afërsi të një smartphoni tjetër, në të cilin është ruajtur një rezultat pozitive testimi me corona.

A jam i detyruar ta instaloj App? 
Jo. Përdorimi është me dëshirë dhe shërben për mbrojtjen tuaj. Ju mund ta fshini App në çdo kohë dhe të gjitha informacionet e ruajtura do të fshihen.

Kush qëndron pas App? Çfarë ndodh me mbrojtjen e të dhënave të mia personale? 
App është një projekt me porosi të Qeverisë Federale. Deutsche Telekom dhe SAP kanë zhvilluar App. Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për sigurinë e të dhënave u përfshinë Zyra Federale për Sigurinë në Teknologjinë e Informacionit si dhe Komisioneri Federal për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për Lirinë e Informacionit. Mbrojtja e privatësisë tuaj ka prioritetin më të lartë në App. Nëse e përdorni App, ju qëndroni në çdo moment anonim.

Mittwoch, 17. Juni 2020