Integrationsbeauftragte

Information on Coronavirus

Hapa të tjerë për hapjen gjatë pandemisë së koronas u vendosën

Duke qenë se njerëzit ruajnë distancën dhe i respektojë shumë mirë kufizimet e kontaktit në jetën e përditshme, Gjermani po përparon në ndalimin e pandemisë së koronas. Prandaj qeveria federale dhe landet mund të vendosim me 6 Maj mbi hapa të tjerë për hapjen

•    Kufizimet e kontaktit do të mbeten në përgjithësi në fuqi deri me 5 Qershor, por ato do të lehtësohen: Në të ardhmen, edhe pjesëtarë nga dy familje të ndryshme mund të takohen së bashku në hapësira publike. Kjo gjë është sidomos e rëndësishme për familjet. 


•    Mësimi ku të gjithë nxënësit të jenë prezent është planifikuar të fillojë përsëri që para fillimit të pushimeve verore. Kujdesi i emergjencës për fëmijët e çerdheve dhe kopshteve do të zgjerohet hap pas hapi duke filluar nga 11 Maji. 


•    Të gjitha dyqanet lejohen të hapen pavarësisht nga sipërfaqja e shitjes. 


•    Hapjen e mëtejshme të restoranteve, hoteleve, kinemave ose teatrove do ta rregullojnë tani landet.


•    Në spitale, shtëpi të moshuarish ose institucione për njerëzit me aftësi të kufizuara janë të mundura vizita të përsëritura nga një person i përzgjedhur.


•    Sporti në kohën e lirë në mjedise të hapura në natyrë do të jetë përsëri i lejuar, edhe në klubet sportive, por duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit. Ndeshjet e kategorisë superiore dhe të kategorisë së parë të Bundesligës mund të zhvillohet pa tifozë duke filluar nga gjysma e dytë e Majit. 


•    Do vazhdojnë të jenë të ndaluara deri me 31 Gusht: Eventet e mëdha si festa popullore si dhe koncerte dhe evente të mëdha sportive me spektatorë.
 
Zhvillimet janë të mira, por institucionet do të reagojnë menjëherë me kufizime, nëse në rajone të ndryshme do të kemi një rritje të shpejtë të infeksioneve. Një rast i tillë është nëse në një qark ose në një qytet që nuk i përket një qarku, regjistrohen 50 infeksione të reja për 100.000 banorë brenda 7 ditëve të fundit.
 
Ju lutemi jepni edhe ju ndihmën tuaj, që të sigurojmë sukseset në luftën kundër pandemisë së koronas. Vazhdoni të ruani distancën në ambientet publike, pasi kështu mbroni vetën dhe njerëzit përreth jush. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të kthehemi hap pas hapi në jetën tonë normale të përditshme.
 

Montag, 11. Mai 2020